Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah Empty
MesazhTitulli: Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah   Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah EmptySat Jul 05, 2008 5:02 pm

2 – Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah



Vlerat e saj janė madhėshtore dhe Allahu i Lartėsuar i dha pozitė asaj. Kush e shqipton atė me sinqeritet, Allahu e futė nė Xhennet, ndėrsa ai qė dėshmon rrejshėm, mbrohet gjaku i tij dhe ruhet pasuria e tij nė dynja, kurse llogaria e tij ėshtė te Allahu. Ėshtė fjalė me tekst tė shkurtėr, me pak shkronja, e lehtė pėr gjuhėn dhe e rėnd nė peshore. Transmeton ibn Hibani, gjithashtu edhe Hakimi dhe e vėrteton nga Seid el-Huduriu, se Pejgamberi ka thėnė:



"Musai tha:'O Zot, ma mėso njė gjė qė tė tė pėrkujtoj dhe tė tė lus (adhuroj) me tė.'



'O Musai, thuaj La ilahe il-Allah.'



'Tė gjithė robėrit e Tu e thonė atė!' – tha ai.



'O Musai, sikur shtatė qiejt dhe ēka ka nė to pėrveē Meje, dhe shtatė tokat tė vihen nė njėrėn anė tė peshores, kurse La ilahe il-Allah nė anėn tjetėr, i ngreh ato La ilahe il-Allah.'"



Hadithi tregon se fjala La ilahe il-Allah ėshtė dhikri mė i mirė. Nė hadithin e Abdullah bin Omerit thuhet:"Du'aja mė e mirė ėshtė ajo nė Arafat. Fjala mė e mirė qė kam thėnė unė dhe Pejgamberėt para meje ėshtė La ilahe il-Allahu vahdeu la sherike lehu, lehu el-mulku ve lehu el-hamdu ve huve ala kuli shejin kadir". (E transmetojnė Ahmedi dhe Tirmidhiu).



Prej haditheve qė argumentojnė se ajo peshon rėnd nė peshore, ėshtė gjithashtu edhe hadithi qė e transmeton Tirmidhiu dhe thotė se ėshtė hasen. Gjithashtu e transmeton Nesaiu dhe Hakimi, dhe ky i fundit thotė:"sahih (i saktė) sipas kushteve tė Muslimit, prej Abdullah bin Amrit se Pejgamberi ka thėnė:'I bėhet thirrje njė njeriu prej umetit tim nė mesin e krijesave Ditėn e Kiametit dhe i shfaqen nėntėdhjetė e nėntė regjistra, secili8 sa fusha e tė parit, pastaj i thuhet atij:



'A mohon diēka prej kėsaj?'



'Jo, o Zot!' - pėrgjigjet ai.



I thuhet:'Pėr kėtė qė ke punuar, a ke ndonjė arsye, ose a ke ndonjė tė mirė?'



'Jo!' - thotė i tronditur.



I thuhet:'Si jo! Ti ke mirėsi tek Ne dhe sot nuk tė bėhet padrejtėsi.' I nxirret njė skedė nė tė cilėn ėshtė shėnuar: Eshhedu en la ilahe il-lAllah ve eshhedu enn Muhammeden abduhu ve resuluhu.



'O Zot, ēfarė vlere ka kjo skedė pėrballė kėtyre regjistrave.'



I thuhet:'Vėrtet qė ty nuk tė bėhet padrejtėsi.' Vendosen regjistrat nė njėrėn anė tė peshores kurse skeda nė anėn tjetėr, dhe (ngrihen) vijnė lehtė regjistrat dhe peshon rėnd skeda.



Vlerat e kėsaj fjale madhėshtore janė tė shumta, tėrėsinė e tė cilave i ka pėrmendur ibėn Rexhebi nė librin e tij tė quajtur "Fjala e Sinqeritetit", dhe e ka argumentuar ēdonjėrėn prej tyre:"Ajo ėshtė tarifa e xhenetit, dhe se fjala e fundit e kujtdo qė ėshtė ajo, ai hyn nė xhenet, shpėton nga zjarri, sjell faljen, ėshtė mė e mira e mirėsive, i fshin mėkatet dhe gabimet, ripėrtėrinė nė zemėr atė qė ėshtė mėsuar prej Imanit, rėndon peshoren pėrball regjistrave tė mėkateve, dhe shkrumbon perdet derisa tė arrijė tek Allahu. Shqiptuesi i saj ėshtė i ēiltėr tek Allahu. Ėshtė mė e mira qė kanė thėnė Pejgamberėt dhe ėshtė dhikri mė i mirė. Ėshtė mė e mira e veprave dhe i shumėfishon ato. Barazohet me lirimin e skllevėrve dhe ėshtė mburojė nga shejtani. Ėshtė siguri pėr trishtimin e varrit dhe frikėn e tubimit (pėr tė dhėnė llogari). Ajo ėshtė parulla e besimtarėve kur ngrihen nga varret. Ajo ia hap shqiptuesit tė saj tetė dyert e xhennetit dhe hyn nga cila tė dojė. Prej mirėsive tė saj gjithashtu ėshtė se tė zotėt e saj edhe nė qoftė se hyjnė nė zjarr pėr mosplotėsimin e detyrimeve tė saj, ata patjetėr do tė dalin". Kėta janė titujt pėr vlerat e saj, qė ibėn Rexhebi i ka cekur nė broshurėn e tij dhe e ka argumentuar ēdonjėrėn prej tyre.



--------------------------------------------------------------------------------
8. Gjatėsia dhe gjerėsia e ēdo regjistri ėshtė sa fusha e tė parit tė njeriut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Vlerat e fjalės La ilahe il-Allah
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: