Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Kuptimi dhe kėrkesat e fjales La ilahe il Allah

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Kuptimi dhe kėrkesat e fjales La ilahe il Allah Empty
MesazhTitulli: Kuptimi dhe kėrkesat e fjales La ilahe il Allah   Kuptimi dhe kėrkesat e fjales La ilahe il Allah EmptySat Jul 05, 2008 5:10 pm

4 - Kuptimi dhe kėrkesat e saj

Nga ajo qė u tha u qartėsua se fjala La ilahe il-Allah e ka kėtė kuptim: Nuk ka tė adhuruar tė merituar veē njė Zoti tė vetėm, e Ai ėshtė Allahu, i Vetėm dhe i pa shok, sepse vetėm Ai ėshtė i denjė pėr adhurim. Kjo fjalė madhėshtore nėnkupton se tė gjithė tė adhuruarit tjerė veē Allahut nuk janė zota tė vėrtetė, por tė kotė, sepse nuk meritojnė adhurim.
Pėr kėtė shpesh vjen urdhri pėr adhurimin e Allahut pėrkrah me mohimin e adhurimit tė dikujt tjetėr veē Tij. Allahu i Lartėsuar thotė:"Adhuroni Allahun dhe mos vini Atij shok nė adhurim" (Nisa, 36).
"Kushdo qė mohon Tagutin dhe beson nė Allahun, atėherė ai ka rrokur mbajtėsin mė tė sigurt qė nuk thyhet kurrė. Dhe Allahu dėgjon gjithēka, ėshtė i Gjithėdijshėm" (Bekare, 256).
"Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi ēuar te ēdo popull tė Dėrguar (duke u thėnė): Adhuroni vetėn Allahun dhe shmanguni dhe rrini larg Tagutit9" (Nahl, 36).
Pejgamberi thotė:"Kush thotė La ilahe il-Allah (nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar pėrveē Allahut) dhe mohon atė qė adhurohet veē Tij, bėhet e ndaluar marrja e pasurisė dhe gjakut tė tij10".
Ēdo Pejgamber i tha popullit tė Tij:"O populli im! Adhuroni Allahun! Nuk keni tė adhuruar tjetėr pėrveē Tij" (el-A'raf, 59)
Ibėn Rexhebi thotė:"Vėrtetimi dhe sqarimi i kuptimit tė saj ėshtė se fjala e robit: La ilahe il-Allah, nėnkupton se s'ka tė adhuruar tjetėr pėr tė veē Allahut - i Adhuruar ėshtė Ai, tė Cilit i bindet njeriu dhe nuk i bėn mėkat, duke e respektuar dhe madhėruar, duke e dashur, duke iu frikėsuar, duke shpresuar, duke u mbėshtetur tek Ai dhe duke iu lutur vetėm Atij, e qė pėr kėto ėshtė i merituar vetėm Allahu i Madhėruar.
Kur Pejgamberi u tha idhujtarėve Kurejshitė:"Thoni La ilahe il-Allah. Ata thanė:"A i ka bėrė ai zotat (tė gjithė) nė Njė Zot (Allah)? Vėrtet qė kjo ėshtė njė gjė e ēuditshme" (Sad, 5).
Ata kuptuan nga kjo fjalė se ajo i kundėrvihet adhurimit tė idhujve dhe pėrkufizon adhurimin nė Allahun, gjė tė cilėn ata nuk e dėshironin.
9. Ēdo kush qė adhurohet veē Allahut dhe qė ėshtė i kėnaqur me kėtė adhurim.
10. E transmeton Muslimi

Ky shpjegim qartėsoi se fjala La ilahe il-Allah dhe kėrkesat e saj kanė kėtė domethėnie: njėsimin e Allahut me adhurim dhe lėnien e adhurimeve tjera pėrveē Allahut. Kur robi thotė: La ilahe il-Allah, ai me kėtė shpall njėsinė e Allahut me adhurim dhe kotėsinė e adhurimeve tjera veē Tij, si adhurimin e varrezave, tė evlijave dhe tė njerėzve tė mirė. Kjo hedh poshtė atė nė tė cilėn besojnė sot adhuruesit e varrezave dhe ata qė u ngjasojnė atyre, se fjala La ilahe il-Allah e ka kėtė domethėnien: tė besosh se Allahu ekziston, apo tė besosh se Ai ėshtė i plotfuqishėm pėr tė shpikur, e shpjegime tė tjera tė kėtij lloji. Ose La ilahe il-Allah d.m.th. gjykimi i takon vetėm Allahut. Ata mendojnė se me kėtė besim dhe me kėtė komentim tė fjalės La ilahe il-Allah, e kanė vėrtetuar plotėsisht Tevhidin, edhe nė qoftė se adhurojnė tė tjerė veē Allahut, besojnė tek tė vdekurit, u afrohet atyre me therje e zotim, me tavaf rreth varreve tė tyre, kėrkojnė bekimin prej dheut tė varreve tė tyre, etj. Ata nuk e kuptojnė se edhe idhujtarėt e hershėm arabė kishin kėtė farė besim. Ata e dinė dhe e pranojnė se Allahu ėshtė krijues dhe i plotfuqishėm pėr tė shpikur. Ata adhuruan tė tjerė me bindje se ata i ofrojnė sa mė afėr Allahut, jo sa ata krijojnė dhe i furnizojnė. El-Hakimije (tė gjykuarit me Sheriat) ėshtė pjesė e asaj qė nėnkupton fjala La ilahe il-Allah dhe nuk ėshtė kuptimi thelbėsor i kėrkuar i saj. Nuk mjafton tė gjykuarit me Sheriat nė tė drejtat (e njerėzve), nė hududė11 dhe ngatėrresa, duke qenė i pranishėm shirku nė adhurim.

Sikur tė ishte kuptimi i fjalės La ilahe il-Allah ashtu siē mėtojnė ata, nuk do tė kishte pasur grindje mes Pejgamberit dhe idhujtarėve Kurejshitė, bile do tė nxitoheshin t'i pėrgjigjeshin thirrjes sė Pejgamberit kur t'u thoshte: pranoni se Allahu ėshtė i plotfuqishėm pėr tė shpikur ose pranoni se Allahu ekziston. Apo t'u thoshte: gjykohuni te Sheriati nė gjaqet, pasuritė dhe tė drejtat e juaja, dhe tė heshtte ndaj adhurimit. Mirėpo ata qenė tė zotėt e gjuhės arabe, nga dhe kuptuan se po tė thoshin La ilahe il-Allah, do ta pranonin kotėsinė e adhurimit tė idhujve. E dinin se ajo nuk ėshtė vetėm fjalė pa domethėnie, kėshtu qė i iknin asaj dhe thoshin:"A mendon ai t'i bėjė zotat njė Zot (Allah)? Vėrtet, kjo ėshtė gjė shumė e ēuditshme!" (Sad, 5)
"Ata qenė qė kur u thuhej:"Nuk ka tė adhuruar tė merituar pėrveē Allahut", e mbanin vetėn lart dhe thoshin: A do t'i braktisim zotat tanė pėr njė poet tė ēmendur?" (Safat, 35-36).

Ata e morėn vesh se fjala La ilahe il-Allah, kėrkon braktisjen e adhurimeve tjera pėrveē Allahut dhe njėsimin e Tij me adhurim. Andaj po ta shqiptonin atė duke vazhduar nė adhurimin e idhujve, do tė binin nė kundėrshtim me vetveten, kurse ata e urryen njė gjė tė tillė. Adhuruesit e sotėm tė varrezave nuk lodhėn pėr kėtė kontradiktė. Ata thonė La ilahe il-Allah, e pastaj i kundėrvihen me adhurimin e tė vdekurve dhe afrimin tek varret dhe teqetė. Ėshtė turp pėr atė qė Ebu Xhehli dhe Ebu Lehebi janė mė tė ditur pėr kuptimin e fjalės La ilahe il-Allah.

Me pak fjalė: ai qė e thotė kėtė fjalė duke ia ditur kuptimin, punon me atė qė kėrkon ajo haptazi dhe fshehurazi, mohon shirkun dhe i pohon adhurimin vetėm Allahut, i tilli ėshtė musliman i vėrtetė.
Ndėrsa ai qė e thotė atė dhe vepron sipas saj haptazi, mirėpo nuk ėshtė i bindur nė atė qė shpreh ajo, ky ėshtė munafik (hipokrit).
Kurse ai qė e shqipton atė me gjuhėn e tij dhe bėn punė qė janė kontradiktė e saj, siē ėshtė shirku i cili e hedh poshtė atė, i tilli ėshtė idhujtar (mushrik).
Prandaj, patjetėr, veē shqiptimit, asaj duhet t'i dihet edhe kuptimi, sepse tė kuptuarit e saj na mėson mėnyrėn e tė vepruarit me atė qė kėrkon ajo. Allahu i Lartėsuar thotė:"Pėrveē kush dėshmoi tė vėrtetėn, e ata e dinė". (Zuhruf, 86)
Puna qė kėrkon kjo fjalė edhe caku qė godet ajo, ėshtė adhurimi i Allahut dhe mohimi i adhurimeve tjera pėrveē Tij. Prej kėrkesave tė fjalės La ilahe il-Allah, gjithashtu ėshtė edhe pranimi i sheriatit tė Allahut nė ibadetet, muamelat12, lejimet e ndalimet, si dhe refuzimi i gjykimeve tjera pėrveē sheriatit tė Tij. Allahu i Lartėsuar thotė:"A mos kanė atė ortakė (zota) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi Allahu". (Shura, 2)
11. Ligjet ndėshkimore pėr vjedhje, kurvėri, e tė tjera.
12. Quhen vendimet e sheriatit qė kanė tė bėjnė me punėt e kėsaj bote, siē ėshtė shitblerja, etj.

Patjetėr duhet pranuar sheriatin e Allahut nė ibadete, transaksionet dhe gjykimet mes njerėzve pėr grindjet e tyre personale, si dhe pėr gjėrat e tjera dhe refuzimin e ligjeve tė bėra nga njerėzit. Kjo nėnkupton refuzimin e tė gjitha bidateve (risive) dhe besėtytnive nė ibadete, tė cilat shpiken dhe pėrhapen nga shejtanėt njerėz dhe xhinė. Kush pranon diē nga ato, ai ėshtė idhujtar, siē tha Allahu i Lartėsuar nė kėtė ajet:"A mos kanė atė ortakė (zota) qė u pėrcaktuan atyre fe, tė cilėn nuk e urdhėroi Allahu". (Shura, 21)
Allahu i Lartėsuar thotė:"E nėse ju u bindeni atyre, vėrtet qė ju jeni idhujtarė". (Enam, 121)
"Ata i morėn ahbarėt (priftėrinjtė ēifutė) e tyre, ruhbanėt (murgjit e krishterė) e tyre dhe Mesihun (Isain), birin e Merjemes, pėr zota veē Allahut". (Tovbe, 31)
Ėshtė transmetuar ne hadithin e saktė, se Pejgamberi ia lexoi kėtė ajet Adij bin Hatim et-Tait, e ai i tha:
O Pejgamber i Allahut, ne nuk po i adhurojmė ata!
"A nuk ua lejojnė ata juve atė qė e ndaloi Allahu dhe ju e merrni pėr tė lejuar, dhe ua ndalojnė atė qė e lejoi Allahu dhe ju e merrni pėr tė ndaluar", - i tha atij.
"Gjithsesi", – iu pėrgjigj ai.
"Ky pra ėshtė adhurimi i tyre!" - i tha Pejgamberi.

Shejh AbduRrahman bin Hasen thotė:"U bė qė tė bindurit ndaj tyre nė mėkate tė quhet adhurim i dikujt tjetėr veē Allahut, sepse me kėtė ata i morėn pėr zota, siē ngjan tash te ky umet. Ky ėshtė shirku i madh qė mohon Tevhidin, e qė ky (tevhidi) ėshtė kuptimi i dėshmisė La ilahe il-Allah ... U qartėsua se fjala e sinqeritetit hodhi poshtė tė gjitha kėto, sepse ato mohojnė kuptimin e kėsaj fjale.
Duhet tė refuzohet po ashtu gjykimi te ligjet e bėra nga njerėzit, sepse ėshtė i detyrueshėm gjykimi te Kur'ani dhe lėnia e gjykimeve tjera veē tij, siē janė regjimet dhe ligjet e bėra nga njerėzit...
Allahu i Lartėsuar thotė:
"Nėse nuk pajtoheni pėr ndonjė ēėshtje, atėherė parashtrojeni atė te Allahu (te libri i Tij) dhe te i Dėrguari (tek Suneti i tij)". (Nisa, 59)
"Pėr ēdo gjė qė nuk pajtoheni, gjykimi pėr tė ėshtė te Allahu, Ai ėshtė Zoti im". (Shura, 10)
Allahu e ka gjykuar me kufėr, me mizori dhe me mėkat atė qė nuk gjykon me atė qė ka zbritur Allahu. Tė pezulluarit e Imanit nga ai, na bėnė tė kuptojmė se nėse gjykuesi e konsideron si tė lejuar tė gjykuarit me atė qė nuk e ka zbritur Allahu, apo konsideron se ai ėshtė mė mirė se ligji i Allahut, ky ėshtė kufėr13 dhe shirk qė mohon Tevhidin dhe i kundėrvihet plotėsisht fjalės La ilahe il-Allah. Mirėpo, nėse ai njė gjė tė tillė nuk e konsideron si tė lejuar dhe ėshtė i bindur se tė gjykuarit me ligjin e Allahut ėshtė i domosdoshėm, mirėpo i shtyrė nga epshet e kundėrshton atė, ky ėshtė kufėr i vogėl14 dhe shirk i vogėl, i cili hedh poshtė kuptimin e fjalės La ilahe il-Allah dhe atė qė kėrkon ajo15.
13. Qė e nxjerr njeriun nga Islami
14. Qė nuk e nxjerr njeriun nga Islami
15. Shejh Fevzani, njė pyetjeje qė i ėshtė drejtuar lidhur me fjalėn La ilahe il-Allah, i ėshtė pėrgjigjur si vijon:"Domethėnien e fjalės (La ilahe il-Allah) e ka shpjeguar Allahu i Lartėsuar nė Librin e Tij, dhe Pejgamberi. Allahu i Madhėruar thotė:"Adhuroni Allahun dhe mos i vėni Atij shok nė adhurim". (Nisa, 36)
"Dhe me tė vėrtetė qė Ne kemi ēuar te ēdo popull tė Dėrguar (duke u thėnė): Adhuroni vetėn Allahun dhe shmanguni dhe rrini larg Tagutit". (Nahl, 36)
"Meqenėse ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr gjė, vetėm qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij". (Bejine, 5)
Ky ėshtė kuptimi i fjalės (La ilahe il-Allah). Allahu i Lartėsuar thotė:"Dhe Unė (Allahu) nuk i krijova njerėzit dhe xhinėt, veēse qė ata tė mė adhurojnė vetėm Mua". (Dharijat, 56)
Pejgamberi thotė:"Jam urdhėruar qė t'i luftoj njerėzit derisa tė thonė La ilahe il-Allah – nė njė transmetim tjetėr: derisa ta njėsojnė Allahun me adhurim".
Fjala "La ilahe il-Allah" e ka kėtė domethėnie: Nuk ka tė adhuruar tė merituar veē Allahut. Qė t'i pėrkushtohet adhurimi vetėm Allahut, e kėtu hyn edhe gjykimi i Sheriatit.
Domethėnia e fjalės La ilahe il-Allah ėshtė mė e gjerė dhe mė e rėndėsishme se tė gjykuarit me Kur'an nė ngatėrresa. Mė me rėndėsi ėshtė heqja e shirkut nga toka dhe pėrkushtimi i adhurimit vetėm Allahut; ky ėshtė shpjegimi i vėrtetė i saj.
Shpjegimi i saj me hakimije (me tė gjykuarit me Sheriat), ėshtė shpjegim i mangėt, dhe nuk ia jep kuptimin fjalės La ilahe il-Allah.
Ndėrsa shpjegimi i saj se "s'ka krijues pėrveē Allahut", ky shpjegim nuk ėshtė vetėm i mangėt, por ėshtė i kotė. Fjala La ilahe il-Allah nuk erdhi tė vėrtetojė se "nuk ka krijues pėrveē Allahut", sepse kėtė e pranojnė mushrikėt (idhujtarėt). Sikur tė ishte kuptimi i saj "nuk ka krijues pėrveē Allahut", do ishin idhujtarėt monoteistė. Allahu i Lartėsuar thotė:"Nėse i pyet ata se kush i krijoi, do tė thonė:'Allahu'". Kjo domethėnė se Ebu Xhehli ėshtė muvehid (qė adhuron vetėm Allahun), e gjithashtu edhe Ebu Lehebi.
Sa i pėrket shpjegimit "nuk ka tė adhuruar veē Allahut", ky komentim ėshtė i kotė, sepse shpie nė panteizėm. Ekzistojnė shumė tė adhuruar nga idhujt, varrezat. A duhet tė kuptohet se adhurimi i tyre ėshtė adhurimi i Allahut?!
Pa tjetėr duhet tė thuhet:"Nuk ka tė adhuruar tė merituar pėrveē Allahut", siē thotė Allahu i Lartėsuar:"Kjo ngaqė Allahu, Ai ėshtė (i adhuruar) i Vėrtetė. Dhe gjithēka qė ata lusin nė vend tė Allahut ose pėrkrah Tij, ėshtė e kotė". (El-Exhvibe el-Mufide, faqe 61-63)
Domethėnė fjala La ilahe il-Allah ėshtė metodologji e plotė e cila duhet tė mbizotėrojė nė jetėn e muslimanėve, nė tė gjitha adhurimet dhe veprimet e tyre. Ajo nuk ėshtė fjalė qė shqiptohet pėr bereqet, apo pjesė e rregullt qė thuhet ne mėngjes dhe mbrėmje, pa e kuptuar domethėnien, pa punuar me atė qė kėrkon ajo, dhe pa ecur sipas metodologjisė sė saj, siē mendojnė shumė prej atyre qė e shprehin atė, kurse e kundėrshtojnė me bindjet dhe sjelljet e tyre.
Gjithashtu ėshtė domosdoshmėri e fjalės La ilahe il-Allah tė pohuarit e emrave dhe cilėsive me tė cilat Allahu e emėrtoi dhe e cilėsoi Veten e Tij, apo e emėrtoi dhe e cilėsoi Atė i Dėrguari i Tij. Allahu i Lartėsuar thotė:"Allahu ka emra tė bukur, andaj Atė luteni me ata dhe ua keni frikėn atyre qė i shtrembėrojnė emrat e Tij. Ata kanė pėr t'u dėnuar pėr punėn e tyre". (Arafė, 180)
Nė librin "Fet'hul-Mexhid" thuhet:"Rrėnja e fjalės ilhadit te tė folurit arab domethėnė: shmangie nga qėllimi, anim, padrejtėsi dhe devijim. Kurse emrat e Zotit, qė tė gjithė janė emra dhe cilėsi qė tregojnė pėrsosurinė e Tij me tė cilat Allahu e prezantoi Veten e Tij tek robėrit e Vet.
Ai mė pas tha: ilhadi i tyre bėhet duke i mohuar dhe refuzuar. Duke i refuzuar me ngulmim kuptimet e tyre dhe duke i mohuar, apo duke i keqinterpretuar dhe duke u dhėnė atyre kuptime jo tė drejta, apo edhe duke u dhėnė ata emra krijesave, siē ėshtė puna e "ehlu itihadit16", tė cilėt me kėta emra e quajnė universin, tė mirėn dhe tė keqen e tij. Kush i keqinterpreton (i bėnė ilhad) emrat dhe cilėsitė e Allahut, duke mohuar domethėnien e tyre ose duke ua shtrembėruar kuptimin, ose duke mos i kuptuar ashtu siē i kuptuan selefi dhe nuk beson nė kuptimet e larta qė shprehin ata, siē ėshtė puna e Xhehmijve, Mutezilėve dhe Esharijve, vetėm se e ka kundėrshtuar domethėnien e fjalės La ilahe il-Allah. Sepse Allahu ėshtė Ai tė Cilin e lusin dhe tek i Cili ndėrmjetėsojmė me emrat dhe cilėsitė e Tij, siē thotė Allahu i Lartėsuar:"...andaj Atė luteni me ata". Ai i cili nuk ka emra dhe as cilėsi, si mund tė jetė ilah (i adhuruar), si e thėrrasim atė dhe me ēka e thėrrasim…"
Ibėn Kajjimi thotė:"Pati debate mes dijetarėve nė shumė vendime tė sheriatit, mirėpo nuk pati debate nė lidhje me ajetet qė kanė tė bėjnė me cilėsitė e Allahut dhe argumentet pėr to nė asnjė vend. Janė tė pajtimit sahabet dhe tabi'inėt pėr pohimin dhe kalimin (leximin) e tyre, duke e kuptuar domethėnien dhe duke pohuar vėrtetėsinė e tyre. Kjo na bėnė tė kuptojmė se nga dy llojet, sqarimit tė kėtij lloji i ėshtė kushtuar mė shumė rėndėsi. Sqarimit tė tij duhet t'i kushtohet mė tepėr rėndėsi, sepse ai ėshtė plotėsim dhe vėrtetim i shehadetit. Po ashtu pohimi i tyre ėshtė prej domosdoshmėrive tė Tevhidit, dhe pėr kėtė Allahu dhe Pejgamberi e sqaruan nė mėnyrė tė plotė, qė tė mos ketė paqartėsi. Ajete qė kanė tė bėjnė me vendimet pothuajse nuk arrin t'i kuptojė vetėm njė pjesė e veēantė e njerėzve, kurse ajetet qė kanė tė bėjnė me cilėsitė, bėjnė pjesė nė tė kuptuarit e tyre pjesa e veēantė dhe e thjeshtė; kam pėr qėllim kuptimin themelor tė tyre, e jo formėn".
Gjithashtu tha:"Kjo ēėshtje ėshtė e njohur nga natyrshmėria, mendja e shėndoshė dhe nga librat qiellorė, se ai qė nuk posedon cilėsitė e pėrsosurisė nuk mund tė jetė ilah (i adhuruar), sistemues, e as Zot, madje do tė ishte i pėrēmuar, i gjymtė dhe me tė meta. Nuk i takon falėnderimi nė kėtė e as nė botėn tjetėr. Mirėpo falėnderimi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetrėn ėshtė pėr atė qė posedon cilėsitė e pėrsosurisė dhe lartėsisė pėr ēka ėshtė edhe i merituari i falėnderimit. Pėr kėtė, librat qė selefi shkruajtėn rreth Sunetit, tė pohuarit e cilėsive tė Zotit, lartėsinė e Tij mbi krijesat dhe tė folurit e Tij, i quajtėn Tevhid. Sepse mohimi dhe refuzimi i kėsaj ėshtė mohim i krijuesit, kurse njėsimi i Tij bėhet duke i pohuar Atij cilėsitė e plota dhe duke e lartėsuar Atė nga pėrngjasimi dhe tė metat".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kuptimi dhe kėrkesat e fjales La ilahe il Allah
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Analiza, shtyllat dhe kushtet e fjales La ilahe il-Allah

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: