Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Realiteti i Teuhidit 2

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Realiteti i Teuhidit 2 Empty
MesazhTitulli: Realiteti i Teuhidit 2   Realiteti i Teuhidit 2 EmptySat Jul 05, 2008 1:22 am

Thėniet e selefėve pėr Imanin janė tė shumta, prej tyre:

Abdullah bin Ahmed bin Hambel ka thėnė: "E kam dėgjuar babanė tim kur u pyet pėr Irrxhanė (besimin e Murxhi’ve, atyre tė cilėt thonė se Imani nuk shtohet e nuk pakėsohet por ėshtė i njėjtė, konstant), dhe ai tha: “Ne themi se Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, dhe ai shtohet dhe pakėsohet. Nėse dikush bėn zina dhe pi alkool, Imani i tij do tė pakėsohet.” [Kitabus-Suneh, Abdullah bin Ahmed bin Hambel]
Jahja bin Me’in ka thėnė: “Imani ėshtė fjalė dhe vepėr, Ai shtohet dhe pakėsohet.” [Es-Sunetul-Khalal]
I ėshtė thėnė Sufjan bin Ujejnes: "A shtohet e pakėsohet Imani?" Dhe ai u pėrgjigj: “A nuk e lexoni Kur’anin?: “Por kjo vetėm ua shtoi Besimin (Imanin)” Ali-Imran, 3:173. Dhe tė ngjashme me kėtė janė pėrmendur mė tepėr se njė herė nė Kur’an.” Pastaj atij iu tha: "Po pėr pakėsimin e tij? Dhe ai u pėrgjigj: “Nuk ka gjė qė shtohet e qė ajo tė mos pakėsohet.” [Transmetuar nga Axhurrij me zinxhir tė saktė transmetimi]
Ibn Mes’udi, radij-Allahu anhu, ka thėnė: “Allahumme zidna Imanan ue Jekinan ue Fik’han (O Allah shtona Imanin, Bindjen dhe tė Kuptuarin).” [Transmetuar nga el-Hafidh nė el-Fet’h dhe ai e shpalli sahijh]
Abdu-Rrahman bin Ebij Hatim ka thėnė:"E pyeta babanė tim (Ebu Hatim er-Razij) dhe Ebu Zur’ah (er-Razij) pėr Medh’hebet e Ehli-Sunetit nė lidhje me themelet e Fesė, ēfarė dinin ata nga dijetarėt e tė gjitha krahinave pėr kėtė, dhe ēfarė besonin ata tė dy nė lidhje me kėtė. Tė dy ata u pėrgjigjėn: “Ne dimė nga tė gjithė dijetarėt e tė gjitha krahinave, nga Hixhazi, Iraku, Egjipti, Shami dhe Jemeni se ėshtė prej Medh’hebit tė tyre qė: Imani ėshtė fjalė dhe vepėr. Shtohet dhe pakėsohet.” [Parimet e Sunetit dhe Besimi i Fesė]

Dhe nėse do tė thuhej ty: Ēfarė ėshtė lidhja mė e fortė e cila nuk do tė kėputet kurrė?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: (Fjala) La ilahe il-la Allah.7 Kuptimi i (pjesės sė parė) La ilahe (Nuk ka tė adhuruar) ėshtė mohimi dhe (kuptimi i pjesės sė dytė) il-la Allah (pėrveē Allahut) ėshtė pohimi.”
***

Dhe nėse do tė thuhej ty: Ēfarė ėshtė ajo qė po mohon ti dhe ēfarė ėshtė ajo qė po pohon ti?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Mohimi ėshtė mohimi i ēdo gjėje qė adhurohet veē Allahut dhe pohimi ėshtė njė pohim se i gjithė adhurimi ėshtė njė e drejtė qė i takon vetėm Allahut, pa i pėrshkruar ndonjė shok Atij.
***

Dhe nėse do tė thuhej ty: Kush ėshtė argument pėr kėtė?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Thėnia e Tij, tė Lartėsuarit:
“Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait tė tij dhe popullit tė tij: “Me tė vėrtetė unė jam i pafajshėm nga ēfarė ju adhuroni veē Tij, (unė e adhuroj vetėm Atė, Allahun) i Cili mė krijoi mua dhe padyshim qė Ai do tė mė udhėzojė mua.” Zukhruf, 43:26,27
----------------------------------------------------------
7.Fjala La ilahe il-la Allah i ka shtatė kushte tė cilat janė: Dija (‘Ilm), Bindja (Jekijn), Sinqeriteti (Ikhlas), Vėrtetėsia (Sidk), Dashuria (Mehabeh), Nėnshtrimi (Inkijad) dhe Pranimi (Kubul). Disa thonė se janė tetė kushte, dhe kushti i tetė ėshtė Kufri (mohimi total) nė Tagutin.

Dhe nėse do tė thuhej ty: Ēfarė ėshtė mohimi dhe pohimi nė kėtė ajet?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Argument pėr mohimin ėshtė:
“Dhe (kujto) kur Ibrahimi i tha babait tė tij dhe popullit tė tij: “Me tė vėrtetė unė jam i pafajshėm nga ēfarė ju adhuroni.” Zukhruf, 43:26
Dhe argument pėr pohimin ėshtė:
“Veē Tij (unė e adhuroj vetėm atė, Allahun) i Cili mė krijoi mua dhe padyshim qė Ai do tė mė udhėzojė mua.” Zukhruf, 43:27
***

Nėse do tė thuhej ty: Cili ėshtė ndryshimi midis Teuhidit Rububijeh dhe Teuhidit Uluhijeh?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Teuhidi Rububijeh ėshtė (Teuhidi) nė veprat e Zotit (Rab), pėr shembull: krijimi, sigurimi, furnizimi, dhėnia e jetės dhe e vdekjes, zbritja e shiut, rritja e bimėve dhe e gjelbėrimit, si dhe sistemimi e rregullimi i tė gjitha ēėshtjeve (pra, tė cilat i pėrkasin vetėm Allahut). Teuhidi Uluhijeh ėshtė (Teuhidi) nė veprat e robit, pėr shembull: lutja, frika nga dėnimi i Tij, shpresa pėr mėshirėn e Tij, mbėshtetja tek Ai, kthimi tek Ai me pendim, dashuria, frika, zotimi, kėrkimi i ndihmės prej Tij dhe tė tjera lloje adhurimi (qė i pėrkasin vetėm Allahut).
***

Dhe nėse do tė thuhej ty: Kush ėshtė feja jote?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Feja ime ėshtė Islami8.
Themeli dhe parimi i saj pėrfshin dy ēėshtje:
E para: Adhurimin e vetėm tė Allahut (d.m.th. Teuhidi), pa i pėrshkruar Atij ndonjė shok, tė ftosh e tė nxitėsh nė kėtė, ta bazosh miqėsinė dhe shoqėrinė nė tė, dhe tė deklarosh Kufrin (mosbesimin) pėr atė qė e braktis Teuhidin.
E dyta: Tė paralajmėrosh dhe tė kėshillosh kundra Shirkut9 nė adhurimin e Allahut tė Lartėsuar dhe tė jesh i palėkundur nė kėtė, ta bazosh armiqėsinė dhe urrejtjen nė tė, dhe tė deklarosh Kufrin pėr atė qė bėn Shirk.
Feja Islame ngrihet mbi pesė shtylla: Tė dėshmosh se askush nuk ka tė drejtė qė tė adhurohet me tė drejtė pėrveē Allahut dhe tė dėshmosh se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ėshtė i Dėrguari i Allahut, falja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit tė Ramazanit, dhe kryerja e Haxhit (tė paktėn njė herė nė jetė pėr atė qė ka mundėsi)10. Dhe argument pėr Shehadetin ėshtė thėnia e Tij, tė Lartėsuarit:
“Allahu dėshmon se la ilahe il-la Huve (nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Tij). Dėshmojnė edhe engjėjt, edhe ata qė kanė dije. Ai e mban krijimin e Tij nė Drejtėsi. La ilahe il-la Huve, i Gjithėfuqishmi, mė i Urti Gjithėgjykues.” Ali-Imran, 3:18
-------------------------------------------------------
8.Islami ėshtė pėrkufizuar si: Nėnshtrim total ndaj Allahut me Teuhid dhe dorėzim ndaj Atij me bindje (Ta’ah), si dhe tė mohosh e tė mos e pėrziesh veten me Shirk dhe me njerėzit e tij (mushrikėt). [Tri Parimet Themelore]
9.Shirku ėshtė pėrkufizuar si: T’i lutesh tė tjerėve ndėrkohė qė i lutesh edhe Allahut.[Tri Parimet Themelore]
10.Nė hadithin e famshėm tė Xhibril, Xhibrili i tha tė Dėrguarit tė Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Mė trego pėr Islamin.” Dhe i Dėrguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, u pėrgjigj: “Islami ėshtė tė dėshmosh se nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė veē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut, falja e namazit, dhėnia e Zekatit, agjėrimi i muajit tė ramazanit, dhe kryerja e Haxhit (njė herė nė jetė) pėr atė qė ka mundėsi qė ta kryejė.” [Transmetuar nga Muslim]

Argument se Muhamedi, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ėshtė i Dėrguari i Allahut11, ėshtė thėnia e Tij, tė Lartėsuarit:
“Muhamedi nuk ėshtė babai i ndonjė burri prej jush, por Ai ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe i fundit (vula) i Profetėve.” Ahzab, 33:40

Argument pėr sinqeritetin (Ikhlas)12 nė adhurim dhe argument pėr namazin dhe zekatin ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Dhe ata nuk u urdhėruan pėr tjetėr veēse qė ta adhuronin Allahun tė vetėm dhe qė ta bėnin fenė (adhurimi) tė sinqertė vetėm pėr Tė, dhe tė kryenin namazin e tė jepnin zekatin - kjo ėshtė Feja e drejtė.” Bejine, 58:5
Dhe argument pėr agjėrimin ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“O ju qė besoni! Ju ėshtė urdhėruar juve Agjėrimi (Saum) ashtu siē u qe urdhėruar edhe atyre pėrpara jush, me qėllim qė tė mund tė bėheni tė devotshėm (mutekunė, tė pėrkushtuar ndaj Tij).” Bekare, 2:183
-----------------------------------------------------------------
11.Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
“Muhamedi nuk ėshtė tjetėr veēse i Dėrguar. Vėrtet shumė tė dėrguar kanė kaluar para tij. Nė qoftė se ai vdes ose vritet, atėherė a do tė ktheheshit ju menjėherė prapa (si mosbesimtarė)? Dhe ai qė kthehet pėrsėri prapa (nė mosbesim), as dėmin mė tė vogėl nuk i shkakton Allahut. Dhe Allahu do t’i shpėrblejė falėnderuesit.” Ali-Imran, 3:144
Dhe thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Muhamedi ėshtė i Dėrguari i Allahut dhe ata qė janė me tė janė tė ashpėr ndaj mosbesimtarėve dhe tė mėshirshėm me njėri-tjetrin. I sheh ata duke bėrė ruku dhe sexhde (kur i falen Allahut ).” Fet’h, 48:29
Dhe kuptimi i fjalės Muhameden Resulullah ėshtė: T’i bindesh atij (Ta’ah) nė atė qė ai ka urdhėruar, tė besosh atė qė na ka lajmėruar, tė largohesh nga ajo qė na ka ndaluar, dhe tė mos e adhurosh Allahun pėrveē se me atė qė ai e ka pėrshkruar.” [Tri Parimet Themelore]
12.Sinqeriteti (Ikhlas) ėshtė pėrkufizuar si: Qė personi tė synojė qė tė afrohet mė tepėr tek Allahu i Lartėsuar nėpėrmjet adhurimit tė Tij dhe tė synojė arritjen dhe fitimin e tokės sė dinjitetit tė tij (Xhenetin, dhe Allahu e din mė sė miri). Kjo do tė thotė qė robi duhet tė jetė i sinqertė vetėm pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar nė qėllimet e tija, i sinqertė vetėm pėr hir tė Allahut nė dashurinė e tij, i sinqertė vetėm pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar nė lavdėrimin e Tij, i sinqertė vetėm pėr Allahun e Lartėsuar, qoftė jashtė apo brenda tij, duke mos pasur pėr qėllim apo duke mos dashur asgjė pėrveē Fytyrėn e Allahut tė Lartėsuar dhe arritjen e tokės sė dinjitetit tė tij (Xhenetin, dhe Allahu e din mė sė miri), siē thotė Allahu i Lartėsuar:
“Thuaj: Vėrtet namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janė (vetėm) pėr Allahun, Zotin e gjithēkaje qė ekziston. Ai nuk ka asnjė shok e tė barabartė me Tė dhe pėr kėtė unė jam urdhėruar dhe unė jam i pari i Muslimanėve.” En-Am, 16:162,163
Dhe thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Dhe kthehuni me pendim dhe bindje (me Teuhid dhe Iman tė vėrtetė) te Zoti juaj dhe nėnshtrojuni Atij (nė Islam).” Zumer, 39:54
Dhe thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Dhe i adhuruari juaj ėshtė Njė Zot (Ilahun), kėshtu qė ju vetėm Atij duhet t’i dorėzoheni.” Haxh, 22:34 [Sherh Usulus-Sitteh]

Dhe argument pėr Haxhin ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Dhe Haxhi ėshtė njė detyrė qė njerėzit i detyrohen Allahut, pėr ata qė kanė mundėsi qė ta kryejnė atė, dhe kushdo qė nuk beson, atėherė Allahu nuk ka nevojė pėr gjithēka qė ekziston!” Ali-Imran, 3:97
Parimet e Imanit janė gjashtė: Tė besosh nė Allahun, engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, Ditėn e Fundit, dhe nė Kaderin, nė tė mirėn dhe tė keqen qė vjen prej tij.13
Kurse Ihsani ėshtė qė ta adhurosh Allahun sikur ti po e shikon Atė, por edhe pse ti nuk e sheh Atė, ti e adhuron Atė duke e ditur qė Ai po tė sheh ty.14
***

Dhe nėse do tė thuhej ty: Kush ėshtė Profeti yt?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Ai ėshtė Muhamedi, i biri i Abdullah bin Abdul-Mutalib bin Hashim, dhe Hashimi ėshtė nga Kurejshėt, dhe Kurejshėt janė nga Arabėt, dhe Arabėt janė nga pasardhėsit e Ismail bin Ibrahim el-Khalil, paqja dhe bekimet mė tė larta qofshin mbi Profetėt tanė, Ibrahimin dhe Ismailin.
Atdheu i Muhamedit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, ėshtė Meka, dhe ai, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, u shpėrngul pėr nė Medine. Ai jetoi 63 vjet; 40 prej tyre ishin para profecisė sė tij dhe 23 vjet prej tyre kur ai ishte Profet dhe i Dėrguar. Ai u bė Profet me Suren Alak15, dhe u bė i Dėrguar me Suren Mudethir16.
***

Dhe nėse do tė thuhej ty: A ka vdekur ai apo ėshtė ende i gjallė?

Atėherė, pėrgjigju duke thėnė: Ai ka vdekur dhe feja e tij do tė qėndrojė deri kur tė vijė Ora e Fundit,
dhe argument ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Sigurisht qė ti (O Muhamed) do tė vdesėsh dhe padyshim qė edhe ata do tė vdesin. Pastaj Ditėn e Ringjalljes para Zotit tuaj ju do tė kundėrshtoni njėri-tjetrin.” Zumer, 39:30,31
--------------------------------------------------
13.Nė hadithin e famshėm tė Xhibrilit, Xhibrili i tha Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Mė trego pėr Imanin.” Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, u pėrgjigj: “(Imani ėshtė) tė besosh nė Allahun , engjėjt e Tij, librat e Tij, tė dėrguarit e Tij, Ditėn e Fundit, dhe tė besosh nė Kaderin, nė tė mirėn dhe tė keqen qė vjen prej tij.” [Transmetuar nga Muslim]
14.Pėrsėri nė hadithin e famshėm tė Xhibrilit, Xhibrili i ka thėnė Profetit, sal-Allahu alejhi ue sel-lem: “Mė trego pėr Ihsanin.” Profeti, sal-Allahu alejhi ue sel-lem, u pėrgjigj duke thėnė: “(Ihsani ėshtė qė) ta adhurosh Allahun sikur ti po e shikon Atė, por edhe pse ti nuk e sheh Atė, ti e adhuron Atė duke e ditur se Ai po tė sheh ty.” [Transmetuar nga Muslim]
15.Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
“Lexo! Me emrin e Zotit tėnd i Cili ka krijuar (gjithēka qė ekziston). Ai e ka krijuar njeriu nga njė copė gjaku tė mpiksur. Lexo! Dhe Zoti yt ėshtė mė Bujari. I Cili u ka mėsuar (shkrimin) me laps. Ai i ka mėsuar njeriut atė qė ai nuk e dinte.” Alak, 96:1-5
16.Allahu i Lartėsuar ka thėnė:
“O ti (Muhamed) i mbėshtjellė me rroba! Ngrihu dhe kėshillo! Dhe zotin tėnd madhėro! Dhe rrobat e tua pastro! Dhe larg nga idhujt qėndro! Dhe mos u mburr me atė qė jep e tė tė duket shumė! Dhe pėr hir tė Zotit tėnd duro!” Mudethir, 96:1-7

Dhe tė gjithė njerėzit qė kanė vdekur do tė ringjallen,
dhe argument ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:
“Prej saj (tokės) Ne ju kemi krijuar, nė tė do t’ju kthejmė, dhe prej saj Ne do t’ju nxjerrim pėrsėri edhe njė herė tjetėr.” Ta-Ha, 20:55
Dhe kushdo qė nuk beson nė kėtė ringjallje ėshtė Kafir (mosbesimtar), dhe argument ėshtė thėnia e Allahut tė Lartėsuar:

“Ata qė nuk besuan pretendojnė se nuk do tė ringjallen mė kurrė. Thuaju: Po! Pėr Zotin tim! Ju pa asnjė dyshim qė do tė ringjalleni, pastaj ju do tė njoftoheni (dhe do tė shpėrbleheni) pėr atė ēfarė keni punuar dhe kjo ėshtė mjaft e lehtė pėr Allahun.” Tegabun, 64:7

Dhe paqja dhe bekimet e shumta qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokėt e tij!
------------------------------
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Realiteti i Teuhidit 2
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Realiteti i Teuhidit 1
» Realiteti i adhurimit
» [b]Realiteti i besimit sipas Ehli Sunetit[/b]
» Argumentet e Teuhidit 5

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: