Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1 Empty
MesazhTitulli: Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1   Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1 EmptySat Jul 05, 2008 1:27 am

Keshf esh-shubuhat[/b] 1

Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit 1.

Nga Sheikh Ul-Islam Muhamed ibn Abdul-Wahab
(Pershtati ne shqip: Enes Abdurrahim ibn Abdullah Albani)

Me Emrin e Allahut, I Gjithėmėshirėshmi, Mėshirėdhuruesi.

Di, Allahu tė mėshiroftė se Tewhidi ėshtė tė njėsosh Allahun nė adhurim. Kjo ėshtė feja e tė tėrė tė dėrgurve tė Allahut me tė cilėn Ai i dėrgoi ata tek robėt e Tij. I dėrguari i parė prej tyre ishte Nuhu, tė cilin Allahu e dėrgoi tek njerėzit e tij (Nuhut) pasi ata egzagjeruan statusin e njerėzve tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Wad, Suwa, Jaghuth, Ja'uk dhe Nasr. Dhe i fundit i kėtyre tė dėrguarve ishte Muhamedi qė ishte ai qė i theu imazhet e kėtyre njerėzve tė cilėt idhujtarėt i kishin marrė si zota veē Allahut duke i adhuruar ata.

Allahu dėrgoi Profetin tek njė grup njerėzish qė e adhuronin Allahun dhe kryenin Haxh, jepnin Sadakah dhe e pėrmendnin Allahun. Megjithėatė ata merrnin disa objekte tė krijuara si ndėrmjetėsa mes tyre dhe Allahut. Ata nxirrnin si justifikim pėr veprimin e tyre: "Ne vetėm duam me anė tė kėtyre objekteve ti afrohemi Allahut dhe duam qė kėto objekte (idhuj) tė ndėrmjetėsojnė pėr ne tek Allahu".

Kėshtu ata u drejtoheshin (imazheve), engjėjve, Isės, Merjemes dhe njerėzve tė tjerė tė drejtė e tė devotėshėm veē tyre (duke iu drejtuar atyre me pėrkushtim).

Kėshtu Allahu dėrgoi tek ata profetin Muhamed pėr tė ringjallur fenė e tyre tė vėrtetė dhe tė pastėr, fenė e Ibrahimit dhe ti informonte ata se kjo praktikė e tyre e kėrkimit afrim tek Allahu dhe ky besim i tyre (tė marrurit e ndėrmjetėsave pėr t'iu afruar Allahut), ėshtė njė e drejtė qė i takon vetėm Allahut. Nuk ėshtė e drejtė dhe e pranueshme qė kėto akte adhurimi ti drejtohen tjetėr veē Allahut pa marrė parasysh nėse kėto objekte konsistojnė nė engjėj fisnikė apo tė dėrguar tė Allahut e aq mė pak nėse janė tė njė statusi mė tė ulėt se ata.

Kėta idhujtarė tek tė cilėt Profeti u dėrgua, dėshmonin se Allahu ishte Krijuesi i vetėm dhe se Ai ishte Unik dhe pa partnerė si Ai. Ata dėshmonin gjithėashtu se askush e asgjė nuk jepte furnizim veē Tij, dhe askush e asgjė nuk jepte jetė dhe vdekje pos Tij, dhe askush e asgjė nuk mund t'i kontrollonte dhe t'i mirėmbante ēėshtjet e krijimit veē Tij. Gjithėashtu ata besonin se tė shtatė qiejt dhe gjithēka qė ata pėrmbajnė, tė shtatė tokat dhe gjithėēka ato pėrmbajnė, tė tėrė pa pėrjashtim janė robėr tė Allahut dhe nėn Kontrollin dhe Fuqinė e Tij.

Nėse dėshiron tė dish argumentin se vėrtetė kėta paganė tė cilėt profeti i luftoi, dėshmonin pėr tė gjitha kėto, atėherė recitoji kėto ajete atij qė kėrkon argument:

"Thuaj: Kush ju furnizon ju nga qiejt dhe nga toka? Apo kush kontrollon dėgjimin dhe shikimin? Kush e nxjerr tė gjallin nga i vdekuri dhe tė vdekukin nga i gjalli, dhe kush rregullon ēdo ēėshtje? Ata do tė pėrgjigjen: - "Allahu!". Thuaj! A nuk do ti frikėsoheni Atij ?!". (10:31)

Dhe ajetet:

"Thuaj! Kujt i takon toka dhe gjithėēka nė tė po qe se e dini....(deri tek) ........atėherė si po mashtroheni ?" (23: 84-89)

Dhe ka dhe ajete tė tjera pėrvē kėtyre pėr tė faktuar kėtė ēėshtje.

Nėse e ke stabilizuar faktin qė kėta paganė afirmonin tėrė kėtė (aspektet kryesore tė Rububijeh-s) e megjthatė ky besim i tyre nuk mjaftoi qė ata tė pėrfshiheshin nė njerėzit e tewhidit, tek i cili ftuan tė dėrguarit e tyre dhe sidomos, tek i cili i ftoi Resuli, atėherė do tė kuptosh qė tewhidi tė cilin ata mohuan, ishte tewhidi i adhurimit (tewhid el-uluhijeh) qė quhet nga paganėt e kohės tonė: besime apo besim.

Kėshtu, kėta paganė tė herėshėm Arabė, e lusin Allahun ditėn dhe natėn, por disa prej tyre u luteshin dhe engjėjve sė bashku me Allahun, duke menduar se engjėjt janė tė devotshėm dhe janė tė afruar tek Allahu dhe se ata mund tė ndėrhynė pėr ta tek Allahu qė Ai t'u pranonte lutjet. Po ashtu, ata lutnin sė bashku me Allahun, ndonjė njeri tė drejtė e tė devotėshėm sikurse Lat-in, apo ndonjė profet sikurse Isėn. Duhet tė kuptosh, se profeti i luftoi ata pėr kėtė shirk tė tyre dhe i thirri ata qė ta bėnin adhurimin e tyre tė sinqertė dhe vetėm pėr Allahun, ngase Allahu tha:

"Mos ju lut askujt veē Allahut" (72: 18)

Po ashtu Allahu thotė:

"Atij i takon lutja e vėrtetė" (13: 14)

Ėshtė tepėr e rėndėsishme tė arrish tė kuptosh, se Resuli i luftoi ata, qė duaja tė bėhej vetėm ndaj Allahut, kurbani tė therej vetėm nė emrin e Tij, betimet tė bėheshin vetėm nė emrin e Tij, dhe ndihma e mbinatyrėshme tė kėrkohej vetėm prej Tij. Nė fakt, tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Tij dhe pėr Tė.

Nėse arrin tė kuptosh se besimi i tyre nė tewhid Er-rububijeh nuk bėri qė ata tė hyjnė nė Islam. Nė fakt, kthimi i tyre ndaj engjėjve, profetėve, njerėzve tė devotėshėm, (besimi) qė me ata tė afroheshin tek Allahu apo qė ata tė ndėrmjetėsonin pėr ta tek Allahu, bėri qė jetėt dhe pasuritė e tyre tė ishin hallall pėr Resulin. (Nėse kupton kėtė) Atėherė dhe vetėm atėherė, ke pėr tė kuptuar kuptimin e vėrtetė tė tewhidit tek i cili profetėt i thirrėn ata dhe qė ata mohuan me arrogancė tė ashpėr.

Ėshtė ky tewhid qė ėshtė kuptimi i dėshmisė "la ilaha ila Allah", ngase kuptimi i fjalės "ilah" tek Arabėt ėshtė:

"Ai tė cilit i kthehesh pėr ndihmė nė ēėshtjet e mbinatyrėshme qoftė objekti i lutjes njė engjėll, profet, njeri i mirė, pemė, varr ose xhin".

Arabėt e herėshėm nuk kuptonin me fjalėn ilah, qė Ky ėshtė Krijuesi, Mirėmbajtėsi, Rregulluesi i ēėshtjeve. Kjo ngase ata e kishin kuptuar plotėsisht dhe e dinin me siguri se kėto ēėshtje i takonin vetėm Allahut dhe provat dhe faktet pėr kėtė tashmė i kemi pėrmendur. Pėrkundrazi, arabėt kuptonin me fjalėn ilah, atė qė paganėt e kohės sonė kuptojnė me fjalėn sejid.

Meqė ata e refuzuan konceptin e saktė tė fjalės ilah, Resuli u dėrgua tek ata qė ti thėrriste tek realiteti i dėshmisė sė tewhidit qė ėshtė:

"S'ka tė drejtė tė adhurohet askush e asgjė veē Allahut".

Ajo ē'ka kėrkohet prej kėsaj dėshmie, ėshtė kuptimi i vėrtetė i saj dhe aplikimi i tėrė implikimeve tė saj dhe jo thjeshtė shqiptimi i saj.

Kufarėt xhahilė, e dinin mirė se me kėtė fjalė Resuli kishte si synim qė tė njėsohej Allahu nė gjithėēka me tė cilėn preokupohet zemra, duke bėrė kėshtu qė tė tėra llojet e adhurimit tė kryheshin vetėm ndaj Allahut dhe pėr Allahun dhe njėkohėsisht, tė braktisej dhe mohohej gjithėkush e gjithėēka qė adhurohej nga ata veē Tij.

Njėkohėsisht kjo bėnte tė domosdoshme shkėputjen dhe armiqėsimin ndaj kėtyre idhujve. Kjo ishte arsyeja qė kur Resuli u tha atyre: "Thuaj! La ilaha ila Allah, ata u pėrgjigjėn:

"A i ka bėrė ai tė tėrė zotat njė Zot tė vetėm?! Vėrtetė kjo ėshtė diēka tepėr e ēuditėshme" (38:5)
Kur tė tė bėhet e qartė se kėta qafira xhahilė e kishin tė qartė kuptimin e vėrtetė tė kėsaj dėshmie, vėrtetė tė befason fakti se ka nga ata qė pėrkufizojnė vehtet e tyre me ndjekėsit e Islamit nė kohėn tonė, e prapė nuk arrijnė tė kuptojnė atė qė kėta kufarė xhahilė arritėn tė kuptonin saktėsisht.

Pėrkundrazi, kujtojnė se atyre u kėrkohet vetėm tė shqiptojnė kėtė dėshmi ndėrkohė qė nuk ėshtė e domosdoshme tė besojnė me zemrat e tyre asnjė lloj tė pėrcaktuar kuptimi pėr tė. Mė tė zgjuarit e tyre kujtojnė se ajo qė implikon kjo dėshmi ėshtė se nuk ka Krijues, Furnizues, Mbikqyrės veē Allahut, qė nė fakt ėshtė pikėrisht ajo qė paganėt arabė besonin. Vėrtetė nuk ka mirėsi tek dikush nėse paganėt arabė janė mė tė ditur se ai rreth kuptimit tė fjalės "La ilaha ila Allah".Kėshtu, kur tė arrish tė dish me dije tė saktė dhe tė sigurtė tre cėshtjet e mėposhtėme:

Sė pari: Kuptimin preēiz tė shirkut pėr tė cilin Allahu thotė:

"Vėrtetė Allahu nuk fal qė Atij ti bėhet shirk" (4 : 48)

Sė dyti: Feja e tėrė tė dėrguarve tė Allahut, nga i pari i tyre tek i fundit prej tyre, ėshtė e njėjtė dhe Allahu nuk pranon tjetėr veē saj pėr krijimin e Tij.

Sė treti: Faktin se shumica e njerėzve janė bėrė injorantė ndaj kėtyre fakteve, do tė pėrfitosh nė dy ēėshtje:

Sė pari: Gėzohu me mėshirėn e Allahut dhe bekimet e Tij ngase Ai thotė:

"Thuaj! Pėr Bekimet e Allahut dhe Mėshirėn e Tij, le tė gėzohen...." (10:58)

Sė dyti: Stabilizimi i njė frike tė madhe. Kjo ngase ti e di se nėse dikush mund tė bėhet kufr si rezultat i njė thėnie, dhe ai mund ta thotė kėtė edhe ndėrkohė qė ėshtė injorant dhe injoranca e tij nuk e shfajėson atė. Ose mund ta thotė ndėrkohė qė beson se kjo thėnie e afron atė tek Allahu, sikurse qafirat besonin, atėherė frika se mos edhe ti bie nė kėtė kufr do tė jetė e madhe dhe pėrpjekjet dhe vendosmėria pėr tė mos rėnė nė kėtė gendje do tė jenė tė mėdha.

Nxirr mėsim nga historia e njerėzve tė Musės (po qe se Allahu tė frymėzon tė pėrfitosh nga ajo), kur ata edhe pse tė devotshėm dhe tė ditur i kėrkuan atij:

"Bėj pėr ne njė zot si zotin e tyre" (7: 138)

Duke e kuptuar kėtė, frika e individit nga shirku dhe vendosmėria pėr tė ditur se si ta shmangė atė, rritet.

Kupto gjithėashtu se Allahu me Urtėsinė e Tij tė pafund, nuk dėrgoi ndonjė tė dėrguar me kėtė mesazh tė tewhidit veēse bėri disa individė nga ata tek tė cilėt u dėrgua ky i dėrguar, armiq ndaj tij. Sikurse Ai thotė:

"Kėshtu Ne kemi bėrė pėr ēdo tė dėrguar armiq, (shejtanė) nga njerėzit dhe xhinėt" (6 : 112)

E ka mundėsi qė kėta armiq tė tewhidit tė jenė dinakė dhe tė mundohen tė sjellin argumente dhe fakte pėr tė justifikuar veprimet e tyre sikurse Allahu na ka paralajmėruar:

"Kur tė dėrguarit Tanė u erdhėn atyre me shenja tė qarta, ata (dinakėt nga armiqtė e tė dėrguarve) u gėzuan me dijen qė kishin" (40:83)

Nėse arrin tė kuptosh kėtė, dhe se rruga e adhurimit tė Allahut gjithnjė do tė ketė armiq qė do tė zėnė pritė nė tė, qė mund tė jenė njerėz elokuentė, me dije pėr tė ngritur dyshime dhe justifikime, atėherė stabilizohet mbi ty detyrueshmėria pėr tė mėsuar aq sa ėshtė e mjaftueshme nga feja e Allahut, nė mėnyrė qė kjo dije tė bėhet njė armė me tė cilėn ti mund tė luftosh kėta shejtanė lideri i tė cilėve (Iblisi i mallkuar) i tha Allahut:

"Unė do tė ulem nė rrugėn Tėnde tė drejtė (t'i devijoj ata)" (7 : 16).

Por nėse kthehesh me sinqeritet tek Allahu dhe i pėrkushtohesh mėsimit tė argumentit tė Allahut dhe shpjegimeve tė Tij, as mos ki frikė e as mos u dėshpėro.

"Vėrtetė kurthi i shejtanit ėshtė shumė i dobėt" (4:76)

Dhe me tė vėrtetė njeriu i thjeshtė e i pa ditur nga njerėzit e tewhidit mund tė mposhtė 1000 nga dijetarėt e kėtyre paganėve sikurse thotė Allahu:

"Dhe vėrtetė ushtritė tona do tė jenė ngadhėnjyese" (37: 173)

Kėshtu, ushtritė e Allahut do tė jenė ngadhėnjimtare mbi armiqtė e Tij, me evidenca dhe agumente tė qartė tė gjuhės ashtu sikurse do tė jenė ngadhėnjimtarė mbi ta me fuqi.

Frika egziston, vetėm kur personi i tewhidit ecėn nė shtegun e adhurimit tė Allahut i pa armatosur me dije. Dhe vėrtetė Allahu na ka bekuar ne, me librin e Tij, Kur'anin, tė cilin e ka bėrė:

"...qartėsim pėr tė gjitha ēėshtjet, udhėzim dhe mėshirė" (16: 89)

Nuk ka tė humbur qė tė vijė me argumente boshe, por se Kur'ani pėrmban atė qė e refuzon atė dhe i ējerr maskėn. Allahu thotė:

" Dhe ata nuk tė bėjnė asnjė pyetje, por Ne tė shpallim tė vėrtetėn dhe shpjegimin mė tė mirė pėr tė". (25: 33)

Disa nga dijetarėt e tefsirit thanė se ky ajet pėrfshin tė gjitha argumentet fallco qė njerėzit e humbur do tė sjellin deri nė ditėn e gjykimit.

Do tė tė pėrmend ēėshtje tė cilat Allahu i ka pėrmendur nė librin e Tij, si kundėrpėrgjigje ndaj pretendimeve qė njerėzit e humbjes dhe shirkut nė kohėn tonė, mundohen tė pėrdorin kundėr nesh. Kėshtu themi se pėrgjigja ndaj njerėzve tė humbjes ėshtė nė dy mėnyra: Pėrgjigje e pėrgjithshme dhe pėrgjigje e detajuar.

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė pėrgjigjshme ajo ėshtė e thjeshtė, ēėshtje e madhe dhe pėrfitim i shkėlqyer pėr atė qė e kupton atė. Ajo konsiston nė tė kuptuarit e ajetit:

"Ėshtė Ai qė tė ka shpallur ty librin, nė tė ka ajete tė qarta, kjo ėshtė shumica e librit. Ka edhe ajete tė pa qarta (pėr shumicėn e njerėzve)..." (3 : 7)

Ėshtė transmetuar saktėsisht se Resuli ka thėnė: "Kur i sheh njerėzit tė ndjekin ajetet e pa qarta, ata janė njerėzit qė Allahu i ka pėrmendur nė librin e Tij. Kij kujdes prej tyre".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: