Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2 Empty
MesazhTitulli: Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2   Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2 EmptySat Jul 05, 2008 1:30 am

Njė shembull i pėrgjigjes sė pėrgjithėshme:

Kur dikush qė bėn shirk vjen tek ti dhe justifikohet duke tė recituar ajetin:

"Vėrtetė mbi ewlijatė e Allahut nuk do ketė as frikė e as dėshpėrim."(10 :62)

Ose pretendon se ndėrmjetėsimi ėshtė e vėrtetė e faktuar, apo se profetėt kanė njė status tė lartė tek Allahu, apo mundohet tė justifikohet me ndonjė thėnie tė profetit dhe ti nuk e kupton qėllimin dhe kuptimin e sė folurės sė tij, atėherė pėrgjigja e tė gjithė dyshimeve qė ai ngre ėshtė tė thuash:

"Allahu thotė nė librin e Tij qė ata nė zemrat e tė cilėve ka sėmundje, i lėnė ajetet e qarta dhe ndjekin ato qė nuk janė tė qarta. Ē'farė unė tė kam cituar ty si provė qė paganėt e herėshėm besonin nė rububijeh-n e Allahut, por kufri i tyre ndodhi si rezultat i faktit se ata u kthyen nga engjėjt, profetėt ose njerėzit e mirė duke u justifikuar:

"Kėta janė ndėrmjetėsat tanė tek Allahu". (10:18)

E tėra kjo, ėshtė ēėshtje e qartė dhe askush nuk e ndryshon kuptimin e kėtyre ajeteve. Pėrsa i pėrket asaj qė ti mė pėrmende mua o idhujtar, nga Kur'ani dhe nga thėnjet e Resulit, unė nuk e kuptoj qėllimin dhe kuptimin egzakt tė tyre. Nė tė njėjtėn kohė, unė besoj me vendosmėri se fjala e Allahut nuk ka kontradita dhe fjala e Resulit nuk e kontradikton fjalė e Allahut".

Dhe vėrtetė kjo ėshtė njė pėrgjigje e mirė, por askush pėrveē atyre qė Allahu i ka udhėzuar, nuk arrin ta kuptojė atė. Prandaj mos e nėnvlerėso kėtė pėrgjigje.

Allahu thotė:

"E askush nuk do ta arrijė kėtė, pėrveē atyre qė kanė durim. E askush nuk do ta arrijė kėtė, pėrveē njerėzve qė u dhurohet mirėsi e madhe". (41: 35)

Pėrsa i pėrket pėrgjigjes sė detajuar:

Di, se armiqtė e Allahut mund tė ngrejnė shumė kritika dhe dyshime nė drejtim tė fesė sė gjithė profetėve. I pėrdorin kėto kritika dhe dyshime pėr tė penguar dhe ndaluar njerėzit nga ndjekja e rrugės sė Allahut. Nga kėto:

Pretendimi i parė :

"Ne nuk bėjmė shirk me Allahun. Pėrkundrazi, ne dėshmojmė qė nuk ka Zot ose fuqi qė tė krijojė, tė furnizojė tė sjellė mirėsi ose dėme pėrveē Allahut. Ai ėshtė i vetėm dhe pa partner apo tė barabartė me Tė. Po ashtu ne dėshmojmė se vetė Muhamedi nuk ka mundėsi tė tė sjellė mirėsi, apo tė tė shkaktojė dėm. Aq mė pak Abdulkadri e tė tjerė veē tij. Megjithėatė, edhe pse e dėshmoj gjithė kėtė, e kam tė qartė se unė jam mėkatar, dhe kėta njerėz tė mėdhenj kanė status tė lartė tek Allahu, kėshtu qė unė i lutem Atij nėpėrmjet tyre".

Kur ai tė paraqesė kėtė, pėrgjigju me ēfarė kemi pėrmendur mė parė, qė ėshtė se vėrtetė njerėzit qė Resuli luftoi, pranonin gjithėēka qė ti afirmon. Ata haptas e pranonin se idhujt e tyre nuk mund tė kontrollonin asgjė. Pėrkundrazi, ajo qė ata donin nga kėta idhuj, ishte tė pėrfitonin nga statusi i tyre tek Allahu dhe ndėrhyrjen e tyre pėr tė. Recitoji atė qė Allahu ka pėrmendur nė librin e Tij dhe shpjegoja atė.

Pretendimi i dytė:

Nėse pėrgjigjet: "Kėto ajete janė shpallur pė njerėz qė adhuronin idhuj. Si mund ti krahasosh ti njerėzit e mirė me idhujt? Si mund ti bėsh ti profetėt, idhuj?"

Pėrsėri pėgjigju me dijen qė kemi prezantuar mė parė. Kjo ngase nėse ai pranon, se paganėt e herėshėm besonin nė rububijeh-n e Allahut dhe ata u ktheheshin idhujve, vetėm pėr tė fituar ndėrhyrjen e tyre pėr ta, dhe ai mundohet tė bėjė dallime mes asaj qė ata bėnin dhe asaj qė ai bėn, atėherė tregoi atij se ndėr ata idhujtarė, kishte nga ata qė adhuronin idhuj dhe gurė, kishte dhe nga ata qė adhuronin njerėz tė mirė. Ėshtė pikėrisht pėr kėta njerėz qė merreshin si idhuj veē Allahut pėr tė cilėt Allahu thotė:

"Kėta janė ata qė i luten Zotit tė tyre duke u munduar tė afrohen tek Ai, secili mė tepėr..." (17: 57)

Disa nga kėta paganė adhuronin Isėn tė birin e Mejremes dhe nėnėn e tij edhe pse Allahu thotė:

"Isa biri i Mejremes ėshtė vetėm njė i dėrguar. Tė shumtė janė tė dėrguarit e tjerė pėrpara tij dhe nėna e tij ishte njė grua e drejtė". (5: 75)

Kujtoji kėtij personi thėnien e Allahut:

"Dhe ditėn qė Ne i ringjallim ata, Ai do tu thotė engjėjve: A juve u adhuronin kėta njerėz? Ata do tė pėrgjigjen: Subhaneke..." (34 :40-41)

Po ashtu kujtoji thėnien e Allahut:

"Kur Allahu tė pyesė: "O Isa i biri i Mejremes! A ti u the njerėzve: Merrmėni mua dhe nėnėn time si zota pėrkrah Allahut?". (5: 116)

Pasi ti kesh prezantuar kėto argumente, thuaji: "Tani e ke tė qartė se Allahu gjykoi me kufr ata qė iu kthyen idhujve. Po ashtu gjykoi me kufr ata qė iu kthyen
njerėzve tė mirė. Gjithėashtu, Profeti i luftoi tėrė kėta njerėz pa bėrė dallim mes tyre".

Pretendimi i tretė:

Ka mundėsi qė ai tė tė pėrgjigjet: "Idhujtarėt, nė fakt synonin nga kėto objekte tė cilave u drejtoheshin, pėrfitim dhe mirėsi. Nga ana tjetėr, unė dėshmoj se vetėm Allahu ėshtė Ai qė sjell mirėsi dhe mund tė tė dėmtojė. Ai ėshtė i Vetmi qė Kontrollon ēėshtjet. Unė vetėm dua ndihmėn e Tij (Allahut), dhe e kam tė qartė se kėta njerėz tė mirė, nuk kontrollojnė asgjė. Unė u drejtohem atyre duke shpresuar se ndėrhyrja e tyre do tė pranohet nga Allahu".

Pėrgjigja ndaj kėsaj ėshtė tė thuash: "Ky ėshtė egzaktėsisht justifikimi i paganėve arabė tė herėshėm, fjalė pėr fjalė. Dhe provė pėr kėtė ėshtė kur ti ti recitosh atij ajetin:

"Dhe ata qė kanė marrė mbrojtėsa pėrveē Allahut thonė, ne vetėm i adhurojmė ata qė tė na afrojnė tek Allahu". (39: 3).

Po ashtu recito ajetin:
"Kėta janė ndėrmjetėsat tanė tek Allahu".(10: 18)
Dhe dije se kėto tre dyshime, janė justifikimet dhe pretendimet mė tė mėdha qė ata kanė. Kėshtu, nėse arrin tė kuptosh se Allahu e ka demaskuar falsitetin e kėtyre pretendimeve nė librin e Tij, dhe ti ke arritur ta kuptosh kėtė mirė, atėherė ēfarė vjen mė pas ėshtė mė e lehtė pėr tu kuptuar dhe refuzuar se ē'kemi pėrmendur tashmė.


Pretendimi i katėrt:

Nėse tė thotė: "Unė adhuroj vetėm Allahun. Por drejtimi im ndaj kėtyre njerėzve tė drejtė dhe kėrkimi prej tyre pėr plotėsimin e nevojave tė mia nuk konsiderohet adhurim".

Pėrgjigju si mė poshtė:

"A je dakort se Allahu e ka bėrė tė obligueshme pėr ty tewhidin e Tij nė adhurim tė sinqertė dhe se adhurimi ėshtė vetėm e drejta e Tij dhe nuk mund ti drejtohet tjetėr veē Tij? Kur tė tė pėrgjigjet :"Po", pyete:

"Ma shpjego kėtė koncept tė cilin Allahu e ka bėrė obligim pėr ty, qė ėshtė sinqeriteti qė duhet tė kesh ndaj Tij nė adhurim dhe qė ėshtė vetėm e drejta e Tij?"

Ke pėr tė parė qė ai nuk e di kuptimin e adhurimit dhe as qė i njeh kategoritė e tij.Tani qė ai ka nxjerrė nė pah injorancėn e tij, qartėsoja ēėshtjen atij duke i cituar thėnien e Allahut:

"Lutjuni Zotit tuaj me pėrulje dhe frikė" (7: 55).
Pasi t'ja kesh shpjeguar kėtė ajet atij, pyete: "A ėshtė duaja njė lloj adhurimi ndaj Allahut? (Po qe se ja ke shpjeguar mirė ajetin) patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po! duaja ėshtė njė lloj adhurimi".

Pyete: "Nėse e pranon se duaja ėshtė njė lloj adhurimi dhe ti iu lute Allahut ditė dhe natė me frikė se mos duaja jote nuk pranohet dhe duke shpresuar se Allahu do ti pėrgjigjet duasė tėnde, por nė tė njėjtėn kohė, ju lute njė profeti apo tjetėr veē tij qė ai ti pėrgjigjet duasė qė i bėre Allahut, a bėre shirk ndaj Allahut me kėtė veprim tėndin?"

Ai duhet tė tė pėrgjigjet: "Po". (Po qe se ėshtė i sinqertė).

Kalo nė njė ajet tjetėr:

"Pra falju Zotit tėnd dhe pre kurban. " (108:2)
Tani pyete: "Nėse i bindesh Allahut dhe ther kurban nė emėr tė Tij, a ėshtė ky adhurim?" Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po".

Pyete: "Atėherė, nėse bėn kurban ndaj njė krijese, qoftė kjo profet, xhin apo ēfarėdo tjetėr, a nuk do tė kishe bėrė shirk duke drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Allahut?"

Patjetėr qė do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Tani pyete: "Paganėt arabė tė cilėve Kur'ani u referohet dhe tek tė cilėt u dėrgua profeti, a nuk adhuronin engjėj, njerėz tė mirė si Lat-in dhe objekte tė tjera?"

Patjetėr do tė pėrgjigjet: "Po", (po qe se ėshtė i sinqertė).

Pyete: "E ē'ishte adhurimi i tyre veēse nė dua dhe kurban dhe duke iu drejtuar atyre pėr ndihmė dhe tė tjera si kėto? Vėrtetė ata e pranonin se kėto objekte adhurimi ishin robėr tė Allahut dhe nėn mbikqyrjen e Tij, dhe se vetėm Allahu i kontrollon tė gjitha ēėshtjet. Kėshtu ata iu drejtonin idhujve me duatė e tyre vetėm pėr tė arritur ndėrhyrjen e tyre tek Allahu si pasojė e statusit tė tyre tek Allahu, e tėrė kjo ėshtė e lehtė pėr t'u kuptuar".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: