Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


 
ForumLatest imagesKėrkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ebu_Derda
Admin



Numri i postimeve : 105
Registration date : 02/07/2008

Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3 Empty
MesazhTitulli: Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3   Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3 EmptySat Jul 05, 2008 1:33 am

Pretendimi i pestė.[/b]

Nėse fillon tė debatojė duke thėnė: "A e mohon ti ndėrhyrjen e profetit dhe i lan duart nga kjo ndėrhyrje?"

Pėrgjigju: "As nuk e mohoj, dhe as nuk i laj duart nga ai. Pėrkundrazi, ai ėshtė ndėrmjetėsi (nė ditėn e gjykimit) dhe ai ėshtė tė cilit duaja do t'i pranohet pa pikė dyshimi. Po ashtu lutem qė Allahu tė mė bėjė nga ata tė cilėt do tė pėrfitojnė prej ndėrhyrjes sė tij (Muhamedit). Por e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut sikurse Ai thotė:

"Thuaj! Allahut i takon ndėrmjetėsimi, i tėri" (39: 44).
Kėshtu, ndėrmjetėsimi nuk ka pėr tė ndodhur pėrveē pasi Allahu ta lejojė tė ndodhė sikurse Ai thotė:

"E kush ėshtė ai qė mund tė ndėrmjetėsojė pėrveē me lejen e Tij" (2 :255)

Dhe profeti nuk do tė ndėrhyjė pėr askėnd, derisa Allahu ta lejojė atė tė ndėrhyjė sikurse Ai thotė:

"Dhe ata nuk do tė ndėhyjnė pėr askėnd, pėrveē atyre pėr tė cilėt Allahu i lejon ata dhe me tė cilėt Ai ėshtė i kėnaqur". (21: 28)

Dhe Allahu kurrė nuk do tė jetė i kėnaqur, pėrveē se me njerėzit e tewhidit sikurse Ai thotė:

"E kush dėshiron fe tjetėr veē islamit, kurrė nuk i pranohet" (3 :85)

Kėshtu, nėse e drejta e ndėrmjetėsimit i takon vetėm Allahut dhe do tė ndodhė vetėm nėse Ai do ta lejojė dhe as profeti as tjetėr pėrveē tij nuk do tė ndėrhynė po qe se Allahu nuk i lejon tė ndėrhynė pėr dikė. Dhe Allahu nuk do tė lejojė tė ndėrhyjė pėr dikė pėrveēse pėr njerėzit e tewhidit. Kėshtu, qartėsohet qė tėrė ndėrmjetėsimi i takon vetėm Allahut. E unė do ti lutem vetėm Atij duke thėnė: "O Allah! Mos e ndalo ndėrmjetėsimin e Resulit pėr mua. O Allah! Bėje atė tė ndėrmjetėsojė pėr mua". Dhe dua tė tjera tė ngjashme me kėto".

Pretendimi i gjashtė.

Nėse ai fillon tė ndjekė rrugė tjetėr dhe mundohet tė justifikohet duke thėnė:

"Profetit i ėshtė dhėnė e drejta e ndėrmjetėsimit nė ditėn e gjykimit. Unė po i lutem atj vetėm pėr atė tė cilėn Allahu ia ka dhėnė atij".

Pėr kėtė pėrgjigju: "Vėrtetė profetit i ėshtė dhėnė e dejta e ndėrmjetėsimit nga Allahu, por nė tė njėjtėn kohė, Allahu tė ka ndaluar qė ta kėrkosh atė prej Resulit.

Allahu thotė:

"Pra mos lut askėnd veē Allahut". (72: 18)
Kėshtu lutja ndaj Allahut qė tė bekojė ty me ndėrmjetėsimin e profetit, ėshtė nė vetvehte njė akt adhurimi. E ty Allahu tė ka ndaluar qė ti bėsh shirk Atij duke e drejtuar kėtė akt adhurimi ndaj tjetėr veē Tij. E nėse do ti lutesh Allahut tė mundėsojė ndėrmjetėsimin e Resulit pėr ty atėherė bindju Allahut nė atė qė Ai thotė:

"Pra mos lut askėnd veē Allahut". (72: 18)
Pėr mė tepėr, njė mėnyrė tjetėr pėr tė hedhur poshtė kėtė pretendim ėshtė fakti se Allahu i ka dhėnė tė drejtėn e ndėrmjetėsimit edhe tė tjerėve pėrveē Resulit. Ėshtė transmetuar autentikisht se engjėjt ndėrmjetėsojnė, dhe fėmijėt qė kanė vdekur pėrpara moshės sė pjekurisė ndėrmjetėsojnė pėr prindėrit e tyre po ashtu ewlijatė ndėrmjetėsojnė. Mos do tė thuash qė pėrderisa Allahu u ka dhėnė tėrė kėtyre tė drejtėn pėr tė ndėrmjetėsuar unė do ti marr kėta tė gjithė si ndėrmjetėsa tek Allahu?

Po qe se thua kėtė, atėherė ti qartėsisht dhe plotėsisht ke pėrqafuar adhurimin e njerėzve tė mirė qė paganėt arabė bėnin dhe qė Allahu ka pėrmendur nė librin e Tij. Nėse thua: "Jo! Nuk do tė kėrkoj ndėrmjetėsimin e tė gjithė atyre", atėherė vetė thėnia jote: "Allahu i ka dhėnė Resulit tė drejtėn e ndėrmjetėsimit, kėshtu qė unė do ti lutem Resulit pėr tė, refuzohet".


Pretendimi i shtatė.

Nėse tė nxjerr njė pretendim tjetėr:

"Unė nuk i bėj shirk Allahut, nuk do ta bėja kurrė njė gjė tė tillė por drejtimi ndaj kėtyre njerėzve tė mirė nuk ėshtė shirk".

Atėherė pyete: "Nėse vėrtetė beson se Allahu e ka ndaluar shirkun nė mėnyrė mė tė rreptė se sa ka ndaluar zinanė dhe ti e pranon qė Allahu nuk e fal atė (shirkun) atėherė cili ėshtė kuptimi i kėsaj ēėshtje kaq tė madhe tė cilėn Allahu e ka ndaluar dhe nuk e fal?"

Ke pėr ta parė se ai nė tė vėrtetė nuk e ka idenė se ēfarė ėshtė shirku. Pyete atė:

"Si mund ti qėndrosh larg shirkut ndėrkohė qė nuk ia ke idenė se ēfarė ėshtė ai (shirku) apo si ėshtė e mundur qė njė gjė tė cilėn Allahu e ka ndaluar pėr ty dhe ka thėnė se nuk do ta falė atė, dhe ti as nuk pyet pėr tė e as nuk e njeh atė mos vallė mendon se Allahu e ka ndaluar shirkun dhe nuk na ka qartėsuar pėr tė?"

Nėse tė thotė: "Shirku ėshtė tė adhurosh idhuj dhe ne nuk adhurojmė idhuj."

Pėrgjigju: "Cili ėshtė kuptimi i adhurimit tė idhujve? Mos vallė ti mendon se paganėt arabė besonin se kėta shkėmbinj dhe gurė krijonin dhe rregullonin ēėshtjet e lutėsve qė u luteshin idhujve? Po qe se ky ėshtė pretendimi yt atėherė vetė Kur'ani e hedh poshtė kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Ata u drejtoheshin kėtyre pemėve dhe gurėve, mauzoleumeve mbi varre dhe ikonave tė tjera dhe u bėnin dua atyre pėr tė plotėsuar nevojat e tyre, thernin kurban pėr ta pėr tu afruar tek Allahu dhe qė Allahu tė shmangte tė keqen nga ata, ose pėr tė plotėsuar dėshirat atyre si rrjedhim i statusit tė lartė qė ata (idhujt) kishin tek Allahu".

Pėrgjigju: "Ke folur tė vėrtetėn. Kjo ėshtė egzaktėsisht ajo qė ju bėni pėrpara mauzoleumeve dhe varreve tė ngritura".

Ky person mė nė fund e pranoi edhe vetė se ajo qė kėta bėjnė ėshtė shirk nė adhurim dhe kjo ėshtė pika qė duhet kuptuar.

Po ashtu (thuaji) pėr tė qartėsuar thėnien tėnde: "Shirku ėshtė adhurim i idhujve", mos vallė me kėtė do tė thuash se shirku ndodh vetėm kėshtu? Mos vallė mendon se tė mbėshtetesh tek ewlijatė pėr tė plotėsuar nevojat e tua dhe tu lutesh atyre nuk hyn nė shirk? Nėse e beson kėtė, atėherė dije se Kur'ani ka hedhur poshtė qartėsisht kėtė pretendim, ngase Allahu e ka pėrmendur kufrin e atyre qė u drejtohen engjėjve me akte adhurimi dhe atyre qė u drejtohen Isės dhe njerėzve tė tjerė tė mirė".

Si pėrfundim, ai qė ėshtė i ndershėm duhet ta pranojė se ai qė i bėn shirk Allahut duke drejtuar njė akt adhurimi ndaj njerėzve tė mirė ka rėnė nė tė njėjtin lloj shirku qė Kur'ani pėrmend. Dhe kjo ėshtė ēėshtja qė ne duam qė ata tė arrijnė tė kuptojnė.

Thelbi i ēėshtjes ėshtė se nėse ai tė thotė: "Unė nuk i bėj shirk Allahut"

Pyete: "Cili ėshtė kuptimi i tė bėrit shirk Allahut? Ma shpjego atė!"

Nėse ai tė pėrgjigjet: "Ėshtė adhurimi i idhujve!"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh idhuj? Ma shpjego kėtė".

Nėse tė pėrgjigjet: "Po unė adhuroj vetėm Allahun"

Pyete: "Ēdo tė thotė tė adhurosh vetėm Allahun? Ma shpjego kėtė".

Nėse ai i shpjegon tė tėra kėto sipas asaj qė Allahu ka pėrcaktuar nė Kur'an, kjo ėshtė ajo qė ne dėshirojmė.

Nėse nuk i di kuptimet e vėrteta tė tyre, si mund tė pretendojė se ėshtė i pasėr nga diēka kuptimin e sė cilės ai nuk e di?

Nėse ai i shpjegon kėto ēėshtje gabimisht duke kundėrshtuar realitetin e pėrcaktuar nė Kur'an, atėherė kėrkohet nga ty qė me argumente tė qarta Kur'anorė ti qartėsosh atij kuptimin e shirkut.

Ti duhet t'ia faktosh atij, se adhurimi i idhujve ėshtė egzaktėsisht ajo qė ata bėjnė nė kohėn tonė duke adhuruar kėto varre ndėrkohė qė na kritikojnė ne kur adhurojmė vetėm Allahun. Kėshtu thirrja e tyre ėshtė pikėrisht thirrja e paganėve tė hershėm: "Vallė i ka bėrė ai tė gjithė zotat njė? Vėrtetė kjo ėshtė diēka tepėr e ēuditshme" (Sad :5)

Pretendimi i tetė:

Ka mundėsi qė ai tė pėrdorė krejtėsisht njė taktikė tjetėr duke thėnė:

"Ata (paganėt arabė) nuk bėnė kufr si rrjedhim i duasė sė tyre ndaj engjėjve, profetėve apo ngase ata drejtuan aktet e tyre tė adhurimit ndaj tjetėr veē Allahut. Pėrkundrazi ata bėnė kufr kur pretenduan se engjėjt ishin vajzat e Allahut. Ne, ndėrkohė nuk pretendojmė se Abdulkadri apo ewlijatė e tjerė janė djemtė e Allahut".

Pėrgjigja e parė:

Pėrgjigja ndaj kėtij pretendimi ėshtė tė thuash: "Pretendimi se Allahu ka fėmi ėshtė tėrėsisht njė lloj tjetėr kufri, ngase Allahu thotė:

"Thuaj! Ai ėshtė Allahu Ahad. Allahu Samed" (112:1-2)

Dhe kuptimi i Ahad ėshtė se askush e asgjė nuk ėshtė i ngjashėm apo i krahasueshėm me Tė. Dhe kuptimi i Samed ėshtė se tėrė krijesat i kthehen Atij pėr ndihmė dhe ia kanė nevojėn. Kėshtu kush mohon kėtė ka bėrė kufr edhe nėse nuk mohon ajetin e fundit nė kėtė sure. Allahu thotė:

"Ai as nuk lind e as nuk ėshtė i lindur..." (112:3)

Kushdo qė mohon kėtė ka bėrė kufr edhe nėse nuk mohon pjesėn pėrpara saj nė kėtė sure".

Pėrgjigja e dytė:

Allahu po ashtu ka thėnė:

"Allahu as nuk ka bir, e as nuk ka ndonjė Zot sė bashku me Tė" (23:91)

Kėshtu, Allahu bėri dallim mes dy llojeve tė kufrit dhe secilin prej tyre e bėri njė kadegori tė veēantė kufri. Po ashtu Allahu tha:

"E ata i shoqėrojnė Atij si partnerė, xhinėt" (6:100)

Duke diferencuar kėshtu mes dy llojeve tė kufrit.

Pėrgjigja e tretė:

E njė provė tjetėr e mėtejėshme pėr kėtė ėshtė fakti se kufarėt qė i luteshin Lat-it, nuk e konsideronin atė si birin e Allahut edhe pse ai ishte njeri i drejtė e i devotshėm. Po ashtu kufarėt qė adhuronin xhinėt nuk i konsideronin ato si fėmitė e Allahut.

Pėrgjigja e katėrt:

E pėr mė tepėr, fakti se tė tėrė dijetarėt e tė katėr medhhebeve, pėrmendin nė rregullat nė kapitullin e murtedinėve se nėse muslimani pretendon se Allahu ka djalė, ai ėshtė murted. Nėse muslimani bėn shirk, po ashtu ėshtė murted. Kėshtu ata diferencojnė mes dy rasteve. Kjo ēėshtje ėshtė mė se e qartė dhe nuk ka nevojė pėr shqyrtim tė mėtejshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit3
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit1
» Asgjesimi i dyshimeve dhe pretendimeve qe idhujtaret ngrene ne ceshtjet e tewhidit2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Tema rreth :: Akide-
Kėrce tek: